Një tronditje e madhe për kombin dhe botën, thotë kryeministria britanike Truss

Një tronditje e madhe për kombin dhe botën, thotë kryeministria britanike Truss

Kryeministrja britanike, Liz Truss ka folur pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II.

Monarkia më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Truss tha se “ne jemi të gjithë të shkatërruar” nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, i cili është një “tronditje e madhe për kombin dhe botën”.

Ajo e përshkruan Mbretëreshën si “një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, duke shtuar se “Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj”.

Ajo tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë “Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”, raporton bbc.

“Sot Kurora i kalon, siç ka bërë për më shumë se një mijë vjet, monarkut tonë të ri, kreut tonë të ri të shtetit, Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Me familjen e Mbretit ne vajtojmë humbjen e nënës së tij dhe jemi bashkë. Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë, ashtu si nëna e tij na ka kushtuar kaq shumë për kaq shumë kohë”.

Ajo e përfundon deklaratën e saj duke thënë se është “kalimi i epokës së dytë elizabetiane”.

Truss përfundon duke thënë “Zoti e ruaj mbretin”.

LEXO EDHE:

Back to top button