Një veturë e parkuar në aeroport “fitoi” 200,000 euro gjoba brenda një viti!

Një veturë e parkuar në aeroport "fitoi" 200,000 euro gjoba brenda një viti!

Një Volkswagen Golf gri i braktisur me targa Hanoveriane është parkuar në parkingun afatshkurtër në Aeroportin Berlin-Brandenburg të Gjermanisë për më shumë se një vit .

Makina parkohet direkt para hyrjes së aeroportit, ku dhjetë minutat e para të parkimit janë falas, dhe më pas tarifohen pesë euro për çdo 15 minuta shtesë. Deri më tani, “Golfi” misterioz ka mbledhur gjoba parkimi prej rreth 200,000 eurosh.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, pronari i automjetit nuk është gjetur ende. Ka dyshime se automjeti mund të jetë vjedhur dhe lënë në atë vend.

 

LEXO EDHE:

Back to top button