Njerëzit u përkujdesën për njëri tjetrin 15 mijë vjet më parë, këtë e dëshmon një skelet i gjetur

Njerëzit u përkujdesën për njëri tjetrin 15 mijë vjet më parë, këtë e dëshmon një skelet i gjetur

Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një studente se çfarë konsideronte të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë. Studenti priste që Medi të fliste për enë balte, vegla për gjueti, gurë bluarjeje ose objekte fetare.

Por jo. Mead tha se dëshmia e parë e qytetërimit ishte një femur 15,000 vjeçar i thyer i gjetur në një vend arkeologjik. Femuri është kocka më e gjatë në trup, që lidh kofshën me gjurin. Në shoqëritë pa përfitimet e mjekësisë moderne, duhen rreth gjashtë javë pushim që një femur i thyer të shërohet. Kjo kockë e veçantë ishte thyer dhe ishte shëruar.

Mead shpjegoi se në mbretërinë e kafshëve, nëse thyeni këmbën, ju vdisni. Ju nuk mund të ikni nga rreziku, nuk mund të pini apo gjuani për ushqim. Të plagosur në këtë mënyrë, ju jeni mish për grabitqarët tuaj. Asnjë krijesë nuk i mbijeton një këmbë të thyer aq gjatë sa kocka të shërohet.

Një femur i thyer që është shëruar është dëshmi se një person tjetër ka marrë kohë për të qëndruar me të rënët, ka lidhur plagën, e ka çuar personin në vend të sigurt dhe është kujdesur gjatë shërimit. Një femur i shëruar tregon se dikush ka ndihmuar një njeri tjetër, në vend që ta braktisë për të shpëtuar jetën e tij./forbes.com/

LEXO EDHE:

Back to top button