Njeriu i dytë që shkeli hënën nxjerr në shitje xhaketën, mund ta blini për 2 milionë dollarë

Njeriu i dytë që shkeli hënën nxjerr në shitje xhaketën, mund ta blini për 2 milionë dollarë

Astronauti “Buzz” Aldrin ka nxjerrë në shitje xhaketën që kishte veshur kur shkoi në hënë për 2 milionë dollarë. Bashkë me xhaketën, në shitja janë nxjerrë disa pajisje nga fluturimi historik “Apollo 11” për në hënë.

92-vjeçari, i cili ishte njeriu i dytë që zbarkoi në hënë pas Neil Armstrong-ut, e ka nxjerrë koleksionin e tij personal për shitje në një ankand të iniciuar si formë për të festuar jetën e tij.

Sendet do të shiten nga “Sotheby’s” më 26 korrik në ankandin që mban emrin “Buzz Aldrin: Ikona Amerikane.”

Xhaketa del në shitje së bashku me një automat që gati sa nuk u mori jetën atyre që ndodheshin në fluturimin e famshëm në hapësirë dhe një stilolaps që u përdor në vend të tij, i cili do të dalë në shitje për të njëjtin çmim.

LEXO EDHE:

Back to top button