Njeriu që shëtit botën përmes penës

Havana mund të jetë qyteti më i famshëm i Kubës, por Trinidadi i Vogël është më magjepsësi i tij. Me rrugët me kalldrëm, pallatet me ngjyrë pastel të shekujve 18 dhe 19, mrekullia 500-vjeçare e mbrojtur nga Unesco është një nga qytetet më të vizituara në Kubë. Dhe nëse kaloni pranë sheshit kryesor, është e pamundur të mos shihni Luis Martinez, një burrë i ulur pranë një karroce me rrota duke shkruar në fletoren e tij.

Martinez ka shkruar më shumë se 3000 poezi rreth qyteteve dhe monumenteve në të gjithë botën. Me detaje mahnitëse dhe saktësi të frikshme, ai përshkruan secilin vend sikur ta kishte parë vetë me sytë e tij. Megjithatë, Martinez nuk është larguar kurrë nga Kuba.

Për 20 vitet e fundit, ai ka punuar si roje në stacionin e autobusëve në Trinidad, duke biseduar me turistë dhe duke studiuar atlaset gjeografikë, si një mënyrë për të “parë” botën.

Për shumë kohë, shumë Kubanë si Martinez mundeshin vetëm të pyesnin veten se çfarë shtrihej përtej kufijve. Pas Revolucionit të vitit 1961, presidenti i atëhershëm Fidel Kastro miratoi kufizime të rrepta që synonin parandalimin e emigrimit të kubanëve. Rregullat qëndruan në fuqi për më shumë se 50 vjet, derisa u hoqën në vitin 2013.

Por për Martinez, i cili ishte fëmijë kur kombi mbylli kufijtë e tij, leximi i librave, studimi i hartave dhe pasioni për të njohur botën, e ktheu në një “turist imagjinar”.

LEXO EDHE:

Back to top button