Njihuni më futbollistët më të shtrenjtë në “EURO 2020”

Europiani është një event i rëndësishme ku të gjithë lojtarët janë nën vëzhgi dhe karriera e një futbollisti ka marrë një ndryshim të madh pas këtij aktiviteti.  Faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, “Transfermarkt” ka përpiluar një listë me lojtarë më të shtrenjtë për secilën nga 24 përfaqësueset.

Me 160 milion euro, Kilian Mbape është lojtari më i shtrenjtë i Francës dhe i këtij Europiani. Sulmuesi ndiqet në këtë klasifikim nga një tjetër “bomber”, Hari Kejn dhe kapiteni i Anglisë vlerësohet me 120 milion euro. Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë gjejmë Romelu Lukakun, sulmuesi i Belgjikës vlerësohet me 100 milion euro.

Kjo treshe sulmuesish ndiqet nga dy mesfushorë me shumë klas, De Jong i Holandës dhe Kimih i Gjermanisë, të dy lojtarët vlerësohet me 90 milion euro, po aq sa edhe Bruno Fernandes i Portugalisë.

LEXO EDHE:

Back to top button