Nju Orlins do të drejtohet nga Sten Van Gandi

Skuadra e Nju Orlins Pelikans ka zgjedhur çështjen e trajnerit dhe në vend të Alvin Xhantrit, tani ka caktuar trajnerin Sten Van Gandi. Ky i fundit do të jetë trajner i shtatë në këtë klub dhe do të ketë për qëllim që të krijojë skuadër konkuruese në NBA, që do të jetë i përbërë nga basketbollist të rinj dhe të talentuar si Zajon Uilijamson, Lonzo Boll, Brendon Ingram dhe Xhosh Hart.

Trajner Van Gandi, pas vete ka rgjistruar 11 sezone në NBA me skuadrat e Majamit, Orlandos dhe Detroitit. Aktualisht në NBA, vetëm skuadrat e Hjustonit dhe Oklahomës, ende nuk kanë caktuar trajnerin për sezonin e ri.

LEXO EDHE:

Back to top button