Nuk fshihen më, Donaldi pranon se është ribashkuar me Borën

Kur kishte muaj që flitej për një ndarje të mundshme të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë “iconstyle.al” pas një vëzhgimi të vogël vuri re se ata janë bashkë.

Nga rrjetet sociale kuptuam se çifti ka qenë bashkë në jug të vendit. Donaldi ka publikuar një foto nga Dhërmiu në datë 20 shtator dhe dy ditë më vonë më 22 shtator është Bora ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto ku shihet nga i njëjti vend. Po ashtu, postimet e tyre që nxjerrin zbuluar vendndodhjen e përbashkët kanë vijuar përkatësisht më datë 27 shtator dhe 25 shtator.

Për siguri, nëse do kontrolloni locationin e fotos bashkëngjitur nga Donaldi do i dalloni më mirë pamjet dhe faktin se fotot janë shkrepur në të njëjtin vend. Së fundmi, ata e ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram, duke na dhënë një provë goxha të fortë se janë në krahët e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, vëllezërit Veshaj kanë qenë të ftuar në “Shiko kush luan”, emision i regjistruar disa ditë më parë, por që do dalë në transmetim këtë të shtunë. Burime ekskluzive bëjnë me dije për ‘iconstyle.al’ se gjatë emisionit Donaldi ka pranuar faktin se është rikthyer me Borën.

Megjithatë, për më tepër duhet të presim të shtunën.

LEXO EDHE:

Back to top button