Nuk janë shqyrtuar mijëra kërkesa për shtetësi!

Deri sa përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për shtetësi vazhdojnë, Alsat mëson se mijëra kërkesa të qytetarëve janë akoma pa u shqyrtuar. 2 536 kërkesa qëndrojnë në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare, ashtu që gjatë vitit të kaluar, 2020, ASK-ja nuk ka dhënë mendim për 843 kërkesa për shtetësi, ndërsa gjatë vitit 2019 për 912 kërkesa. Procedurat kanë ngecur edhe në Komisionin qeveritar për testin e njohurive të gjuhës, i cili gjatë vitit që lam pas nuk është mbledhur asnjëherë. Në këtë trup gjatë vitit 2020 kanë stagnuar 114 mendime, ndërsa 326 gjatë vitit 2019.

Të dhënat që ka siguruar Alsat dëshmojnë se katër vitet e fundit, statusin “Shtetas të Maqedonisë së Veriut” e kanë marrë 2 571 persona, prej të cilëve 2 371 shqiptarë dhe 150 maqedonas. Vitin e kaluar janë dhënë më shumë vendime pozitive për shtetësi krahasuar me tre vitet paraprake. Gjithsej 859, të gjitha për aplikues shqiptarë. Në vitin 2019 janë dhënë 439 vendime pozitive për aplikues shqiptarë dhe 3 për aplikues maqedonas. Në vitin 2018, 546 aplikues shqiptarë fituan shtetësinë bashkë me 60 bashkë-qytetarë maqedonas, ndërsa në 2017-tën shtetësinë e fituan 527 aplikues shqiptarë dhe 87 maqedonas.

VITIVendime pozitive për shqiptarëVendime pozitive për maqedonas
2020859/
20194393
201854660
201752787
Gjithsej2.371150

 

Për periudhën 4 vjeçare ASK-ja ka pasur gjithsej 223 përgjigje negative. Por, ajo që bie në sy është fakti që nuk ka mendim negativ për aplikuesit me përkatësi etnike maqedonase. Në vitin 2020 u refuzuan 87 aplikues shqiptarë, në 2019-tën 75, në 2018-tën 33 dhe në 2017-tën 28 shqiptarë.

VITIVendime negative për shqiptarëVendime negative për maqedonas
202087/
201975/
201833/
201728/
Gjithsej223/

 

Procedura e marrjes së shtetësisë obligon Agjencinë për Siguri Kombëtare që të japë vlerësim nëse një person është ose jo i rrezikshëm për sigurinë e shtetit, brenda 6 muajsh nga dita kur personi në fjalë dorëzon kërkesën për shtetësi. Nëse ASK-ja nuk jep asnjë vlerësim në afat prej 6 muajsh, atëherë automatikisht kërkesa procedohet më tej duke u konsideruar sikur të ketë marrë vlerësim pozitiv. Megjithatë procedurat që janë nisur edhepse kanë kaluar 6 muaj, nuk janë proceduar në institucionet tjera. Institucionet i kanë arsyetuar vonesat me situatën e pandemisë.

Propozim ndryshimet ligjore të opozitës shqiptare që aktualisht janë në Kuvend synojnë lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë. Disa prej zgjidhjeve ligjore të propozuara janë të papranueshme për partitë e tjera, megjithatë shumica parlamentare pranon që të debatojë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

Ministria për Punë të Brendshme përmes mendimit mbi draftin e opozitës, hodhi poshtë të gjitha propozimet e kësaj të fundit siç është pajisja me shtetësi përmes tre dëshmitarëve, trashëgimia e shtetësisë nga brezi i parë dhe i dytë, trashëgimia e shtetësisë falë martesave dhe marrja e statusit shtetas duke njohur vetëm gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button