Nuk ka detaje të reja për hyrjen e ASH-së në Qeveri, Alternativa pret finalizimin e bisedimeve

Nuk ka detaje të reja për hyrjen e ASH-së në Qeveri, Alternativa pret finalizimin e bisedimeve

Gazetar: Mefail Ismaili

LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët nuk zbulojnë asnjë detaj rreth takimeve të grupeve të punës, për hyrjen në Qeveri të ASH-së. Nga LSDM u përgjigjën shkurt se nuk kanë asnjë informatë, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët thonë se presin të ketë takime intensive që deri në fundjavë të definohet e gjithë marrëveshja.

Pa vendime konkrete edhe nga Alternativa. Nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk kanë asnjë infrormatë për negociatat ASH-LSDM. Thonë se presin thirrjen e kryemnistrit Kovaçevski.

“Jemi në pritje të finalizimit të bisedimeve ndërmjet LSDM dhe ASH-së që të shohim nëse ajo do të ndikojë në marrëveshjen tonë për bashkëqeverisje me LSDM-në. Pastaj janë organet e partisë ata që do të sjellin vendim. Deri në këtë moment nuk ka të paralajmëruar ndonjë takim ndërmjet kryetarit Afrim Gashi dhe kryeministrit”, njoftojnë nga Alternativa.

Burime të Alsat nga Alterativa thonë se janë tepër të pakënaqur me veprimet e LSDM-së dhe kryeminitrit Dimitar Kovaçevski, pasi ende nuk janë zbatuar shumë pika të marrëveshjes së një viti më parë, sidomos në shpërndarjen dhe marrjen nën udhëheqje të më shumë institucioneve që i kanë takuar Alternativës.

Nga VMRO-DPMNE, nënkryetari Vllado Misajllovski, në Emisionin “Rruga Drejt në Alsat”, ka thënë se ka sinjale nga deputetë të LSDM-së dhe BDI-së që nuk pajtohen që Aleanca të jetë pjesë e Qeverisë.

“Do të shohim se çka do të ndodhë këto ditë në kuvend, ndoshta edhe muaj dhe a do të ketë rekonstruktim. Andaj shumë çështje do të mbesin të hapura dhe do të duhet ti debatojmë përsëri. Por çka do që të ndodhë, unë do e them edhe këtu para jush, VMRO-DPMNE si trend do vazhdojë me rejtingun do të shkojë në linjë të lartë. Respektivisht dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së vazhdimisht do të shkojë për lartë, ndërsa në bllokun shqiptar, Aleanca dhe BDI kjo nuk do të ndodhë por BDI do të ketë dallim më të madh dhe rejting më të madh ndërsa kjo do të jetë në dëm të partive opozitare shqiptare. Që mendoj që nuk është mirë për të gjithë shoqërinë”, tha Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE thonë se kurdo që të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dallimi i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së do të jetë shumë më i madh./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button