Nuk ka epilog për abuzimet e mundshme financiare në Onkologjisë

Nuk ka epilog për abuzimet e mundshme financiare në Onkologjisë

Gazetar: Adnan Qaili 

Përderisa Klinika e Onkologjisë sipas denoncimeve të vetë punonjëse është e mbytur në skandale, autoritetet thonë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme për to. Për të ndihmuar këtë proces, stafi mjekësor detyrohet të mbledh informacione që më pas t’i dorëzojë te Ministria e Shëndetësisë. Punën që nuk e kryejnë institucionet përkatëse, përpiqet ta bëj infermierja Maja Jakimova, e cila dorëzoi dosje.

Sipas saj, 17 nga 22 të punësuarit në Onkologji, që gjatë angazhimit disa mujor në pandemi nëpër kovid qendra, nuk janë paguar asnjë denarë. Këto infermiere janë angazhuar edhe në Klinikën Infektive 7-12 muaj, kanë mbajtur nga 15 kujdestari nga 12 orë çdo muaj, duke u ballafaquar me rrezikun e kovidit.

“Disa herë kërkojmë përgjigje nga autoritetet, por nuk kemi marr asgjë konkrete, të gjithë na ‘shutojnë’ nga Ministria Shëndetësisë tek Fondi Shëndetësor. Ne si të punësuar nuk mund të bëjmë qare si individë, për këtë arsye listat e të punësuarave i dorëzova te ministri, mbase ai do të angazhohet për situatën dhe do të na bëj derman, shpresoj në pagesën e mundit tonë, nuk është shumë e vogël, ata pesë i kanë marrë nga 30,000 denarë, të tjerët nuk kanë marrë asgjë”, tha Maja Jakimova, Infermiere në Onkologji.

Dyshimet e tyre janë se dikush i ka përvetësuar mijëra eurot, duke mos ua shpërndarë mantel bardhëve sipas kujdestarive që kanë mbajtur në qendrat Kovid. Ndërkohë nga Fondi Shëndetësor thonë se kanë bërë pagesat deri te Klinikat përkatëse për gjithë ata që janë angazhuar nëpër kovid qendra.

“Gjatë periudhës së pandemisë, Fondi ka kryer të gjitha pagesat ndaj angazhimeve nëpër kovid qendra të personelit mjekësor deri tek institucionet shëndetësore publike. Në rast se dikush nuk ka marr ato mëditje, duhet ti kërkojnë nga klinikat e tyre. Ekziston mundësia që të jenë bërë gabime nga ana e tyre në mos përfshirjen e gjithë stafit të angazhuar në lista dhe meqë afatet kanë kaluar duhet të ndërhyjë Ministria e Shëndetësisë në verifikimin e listave të reja të aplikuara nga mantel bardhët e dëmtuar”, thonë nga Fondi Sigurimit Shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se i kanë marrë këto dokumente në shqyrtim dhe kanë kërkuar nga klinika përkatëse sqarim me shkrim se ku janë bërë lëshimet. Ndërkohë, ky skandal i radhës është edhe një figurë në mozaikun e madh të udhëheqjes së Onkologjisë, të cilët sipas dëshmive të të punësuarve pretendohet se kanë bërë korrupsion të organizuar dhe krim financiar duke abuzuar edhe me terapitë e shtrenjta të pacienteve me kancer, madje edhe manipulimi me sistemin e klinikës për ekzaminime në emër të pacientëve të vdekur./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button