Nuk zgjat kontratën, Leonard largohet nga LA Klipers?!

Kavhi Leonard thuhet se nuk do të vazhdojë të mbetet pjesë e LA Klippers.  Sipas Shams Çarania, Leonard ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga LA Klipers. Basketbollisti ka refuzuar të përfitojë 36 milionë dollarë me marrëveshjen e re të ofruar dhe thuhet se do të jetë lojtar i lirë të largohet.

Mbetet të shihet e ardhmja e njërit prej basketbollistëve më mirë në NBA, ndërsa priten shumë transferime gjatë ditëve në vijim.

30-vjeçari është pjesë e Klippers që nga viti 2019, ndërsa sezonin e kaluar ishte më i miri në ekip me mesatare 25.8 pikë, 6.7 kërcime. 5.0 asistime për ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button