Numri një në botë, ka mësuar mësimin nga Astana

Pasi u ngjit në krye të renditjes botërore 50 ditë më parë, tenisti spanjoll Karlos Alkaraz humbi që në ndeshjen e parë si “numri 1”, në turneun e Astana.

Që nga ajo kohë ai nuk ka luajtur më dhe do të rikthehet në fushë këtë javë në turneun e Bazel (Zvicër). Spanjolli shprehet se ajo humbje ka qenë një leksion për të dhe se e ardhmja do t’i rezervojë të tjera surpriza.

“Ajo humbje ka qenë një leksion i mirë dhe pranoj se kam ende shumë për të mësuar, pasi jam vetëm 19 vjeç. Jam përgatitur mirë gjatë kësaj periudhe dhe mezi pres të nisë kjo pjesë e fundit e sezonit, pasi kam objektiv të fitoj sërish. Nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. Nuk e mohoj që presioni ka qenë i madh dhe këtë gjë e ndjeva në Astana. Ndaj them se ajo humbje ishte një mësim i mirë për të ardhmen. Tani kam një objektiv, dua të fitoj në Bazel dhe Paris, për të qenë gati për finalet ATP në Torino”, , u shpreh Alkaraz.

LEXO EDHE:

Back to top button