Nuredini: Biseda intensive për sfidat e krizës globale energjetike

Nuredini: Biseda intensive për sfidat e krizës globale energjetike

Në kuadër të qëndrimit në Stamboll dhe pjesëmarrjes në Konferencën Rajonale për Perspektivat e Energjisë së Pastër, ministri i ekologjisë Naser Nuredini zhvilloi takime intensive dypalëshe, në fokus të të cilave ishin sfidat e krizës globale energjetike, mundësitë për tejkalim dhe orientim drejt energjive të pastra.

Në takimin me Matthew Baldwin, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Energjisë së BE-së, palët prezantuan aktivitetet e ndërmarra për trajtimin e krizës energjetike, si dhe mundësitë për lehtësimin e barrës financiare të faturave të larta të energjisë elektrike mbi shfrytëzuesit përfundimtarë – sipërmarrësit dhe amvisëritë individuale, përmes subvencioneve nga buxheti qendror.

“U diskutua edhe për mundësitë e ndihmës nga BE-ja në sigurimin e gazit nga burime të ndryshme, veçanërisht për qytetin e Shkupit. Në të njëjtën kohë, interkontektori me Greqinë vlerësohet si shumë i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë rajonin”, tha Nuredini.

LEXO EDHE:

Back to top button