Nuredini: Vendi po ballafaqohet me problemin e ndotjes së ajrit

Nuredini: Vendi po ballafaqohet me problemin e ndotjes së ajrit

Ministri i Ekologjisë pajtohet se vendi po ballafaqohet me problemin e ndotjes së ajrit, por thotë se institucionet po bëjnë investimet e nevojshme për ndryshim të mënyrës së ngrohjes, përkatësisht të ngrohen me gaz. Nuredini u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të dhënat e stacioneve matëse në shtet, pasi siç tha ato janë të vetmet që japin të dhëna të sakta.

“Po, të gjithë jemi të vetëdijshëm se ne në shtet akoma kemi problem me ndotjen e ajrit, por ajo që është me rëndësi të informojmë, ne gjithmonë, secila ministri investon për objekte publike më efikase dhe ndryshim të mënyrës së ngrohjes…Shembull më i mirë është ai i ministrisë së brendshme, mendoj se më shumë se 80 stacione policore janë me efikasitet energjetik dhe përdorin mënyra të tjera të ngrohjes. Po ashtu spitale në Çair, një në Kumanovë është me Gaz, dhe në Strumicë mendoj se është në vijim si dhe objekte të tjera si shkolla dhe çerdhe. Të gjithë investojnë”, deklaroi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button