Nxënësit e Moranës në bojkot prej 7 javësh, kërkojnë mëvetësimin e shkollës
Nxënësit e Moranës në bojkot prej 7 javësh, kërkojnë mëvetësimin e shkollës
Tashmë shtatë javë nxënësit e shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit janë pa mësim. Bojkoti për mëvetësimin e shkollës, ndarjen nga shkolla qendrore vazhdon dhe sipas prindërve nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e kësaj kërkese. Nga Këshilli Iniciues për bojkot u ankuan se po bëhet presion ndaj prindërve dhe mësimdhënësve për të kthyer fëmijët në mësim. Gjithashtu, nga ky këshill paralajmëruan se deri në fund të javës do të vendoset edhe për forma të tjera të protestës para institucioneve përkatëse. Kreu i Studeniçanit, Azem Sadiku sërish apeloi prindërit të kthejnë fëmijët në mësim në të kundërtën mund të rrezikohet humbja e vitit shkollor ose nxënësit do të përballen me provime për çdo lëndë. /Alsat.mk