Nxënësit e shkollës “Ismet Jashari” sulmohen nga nxënësit e shkollës “Nace Bugjon, këto janë detajet

Nxënësit e shkollës “Ismet Jashari” sulmohen nga nxënësit e shkollës “Nace Bugjon, këto janë detajet

Nxënësit e shkollës së mesme të Likovës, “Ismet Jashari” janë sulmuar fizikisht nga nxënësit e shkollës së mesme “Nace Bugjoni” në Kumanovë, shkruan Alsat.

Këtë e konfirmon drejtori i Shkollës së Mesme “Ismet Jashari” në Likovë Isni Aliji.

Ai thotë se iIncidenti ka ndodhur në palestrën sportive të shkollës së mesme “Pero Nakov”, ndërsa motivi i sulmit sipas tij  ka qenë humbja në futsal e shkollës “Nace Bugjoni”.

Sipas tyre, nxënësit janë sulmuar nga bashkëmoshatarët e tyre dhe nga publiku, ndërsa lëndime më të rënda ka marrë nxënësi Imran Ademi.

Gjatë zhvillimit të garave sportive prezentë në sallë ka qenë edhe policia. Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka konfirmuar incidentin nga ku thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button