Nxënësit kanë nisur pushimin dimëror

Nxënësit kanë nisur pushimin dimëror

Gazetare: Melihate Rustemi  

Nxënësit e shkollave fillore kanë gjetur mënyra të ndryshme për të kaluar pushimet dimërore. Shumë prej tyre me padurim presin të vizitojnë gjyshërit ndërsa disa të tjerë do të merren edhe me aktivitete sportive.

Bibliotekistja Semran Sulejmani tha për Alsat se nxënësit fillorist kanë shprehur interesim edhe për të lexuar. Interesim të veçantë kanë nxënësit e klasës së dytë që sapo kanë mësuar shkrim leximin.

“Veç atyre që i kanë të obliguara, kanë marr përsipër të lexojnë lexim të lirë, ta kalojnë pushimin dimëror me lexim shumica e nxënësve të shkollave fillore, të mesme mirëpo edhe studentët. Sot me 3 janar unë fillova një ditë të mbarë, një vit të mbarë me punë, kishte punë mrekullueshëm. Janë të interesuar, posaçërisht klasat e dyta që tashmë kanë mësuar leximin. Ka interesim edhe nga moshat e tjera. Deri në moshën 15 vjeçare veç se i kanë të caktuara lëmit e veta, stilin e tyre të leximit, varet nga dëshira e lexuesve, janë të ndryshme”, tha Semran Sulejmani, biblioteka e qytetit “Vëllezërit Milladinov”

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në shkollë do të rikthehen më 18 janar, më herët nga pushimi dimëror i zakonshëm. Nga Ministria e Arsimit thonë se nxënësit më herët do t’iu kthehen bankave shkollore pasi kanë humbur më shumë ditë nga mësimi për shkak të festave./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button