Oferta e re për Levandovskin në adresë të Bajernit

Skuadra e Barcelonës shpreson se Bajern Munihu do t’i dorëzohet para kërkesave të tyre, për të liruar Robert Levandovskin nga kontrata, një vit para skadimit të saj.

Pasi katalanasit u refuzuan me ofertën e parë prej 35 milionë eurosh, tani kanë dërguar një të re në shumën prej 40 milionësh. Gjermanët janë të bindur se Levandovski nuk është në shitje.

Sulmuesi polak edhe para përfundimit të sezonit të kaluar theksoi disa herë se dëshiron të largohet nga skuadra bavareze dhe se është në kërkim të një sfide të re.

Transferimi i tij po bëhet një sagë e madhe e kësaj verë, andaj koha do të tregojë nëse ai do të vesh fanellën e Barcelonës apo do të qëndrojë te Bajerni, kundër dëshirës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button