Ohër, protesta kundër hapjes së Qendrës Kulturore Bullgare

Ohër, protesta kundër hapjes së Qendrës Kulturore Bullgare

Gazetar: Miki Trajkovski

Në Ohër u protestua kundër hapjes së klubit të ri bullgar në vend, i cili mban emrin e një personi tjetër kontrovers nga historia bullgare, Car Borisit të Tretë. Protesta u organizua nga E Majta dhe VMRO DPMNE-ja.

“Turma e mbledhur këtu në qendër të Ohrit brohoriste tatarë, fashistë dhe këndonte këngë patriotike. Ata kërkojnë që të mos lejohet hapja e klubit në Ohër me këtë emër, i cili mban emrin e Car Borisit të Tretë”, raporton Miki Trajkovski, gazetar i Alsat.

Kryetari i klubit, Tome Bllazheski thotë se nuk kanë qëllime të këqija dhe se nuk është shkelur asnjë ligj.

“Nuk kemi asnjë lëvizje naziste, neonaziste apo fashiste dhe nëse kemi, le të na gjykojnë. As që na shkonte ndërmend të bënim ndonjë lloj provokimi, apo ndonjë gjë tjetër. Jetojmë në Maqedoni dhe Ohër”, tha Tome Bllazheski – kryetar i klubit Car Borisi i Tretë.

Në një moment protestat u përshkallëzuan, qytetarët e mbledhur nisën të hidhnin vezë në drejtim të zyrës së klubit. Por kordoni i policisë e pengoi turmën të kalonte rrugën dhe të arrinte në klub.

“Ky Car Borisi ishte fashist. Dhe ai nuk ka vend këtu, kjo qeveri duhet ta ndalojë, jo t’i japë miratim”.

“A nuk e ka vendin Hristo Uzunovi këtu, nëse po, uau për këtë. A nuk është i famshëm Grigor Prliçevi vetëm qindra metra nga këtu dhe është busti i tij, a nuk ka kuptim kjo më shumë se gjithçka. Turp për Maqedoninë dhe për këdo që i lejon të gjitha këto gjëra”.

Nga VMRO DPMNE thonë se në dy vitet e fundit ka pasur përpjekje për të rishikuar faktet historike dhe për të shtrembëruar të vërtetën për holokaustin e hebrenjve të Maqedonisë.

“Është e padiskutueshme se do të vazhdojnë përpjekjet për të rishikuar historinë e Maqedonisë dhe për të paraqitur pushtuesit si çlirimtarë. Prandaj, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së që sot do të dorëzojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, i cili jo vetëm që do të pengojë formimin e ardhshëm të klubeve të tilla kuazi-kulturore, por edhe do të mund të reagojë ndaj atyre tashmë ekzistuese të cilat autoritetet e LSDM-së lejuan të regjistrohen dhe janë bashkëpunëtorë të tyre”, deklaroi Rashela Mizrahi – VMRO DPMNE.

Nga Prokurorinë e Ohrit formuan lëndë pasi sipas informacioneve të marra. Do të hetohet nëse ka ndonjë gabim gjatë regjistrimit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button