Ohër Strugë/ Pronarët e hoteleve i kërkojnë qeverisë t’i heqë dispozitat e UNESCO-s, ja pse

Ohër Strugë/ Pronarët e hoteleve i kërkojnë qeverisë t’i heqë dispozitat e UNESCO-s, ja pse

Gazetar: Miki Trajkovski

Në kohën kur shteti mburret se i ka thjeshtuar kushtet për vendosjen e fotovoltaikëve, hotelierët nga Ohri dhe Struga ankohen se kanë vështirësi për të investuar në investime të tilla, me të cilat do të kursenin në faturat e energjisë elektrike, shkruan Alsat.

Ata që ndodhen në bregun e liqenit të Ohrit, pra më pak se 50 metra larg tij, nuk mund të marrin leje ndërtimi për vendosjen e paneleve fotovoltaike.

“Fjala është për objekte që kanë fletëpronësi, të cilat janë ndërtuar 50 vite më parë. Nëse janë ndërtuar atëherë, ato kanë fletëpronësi. Çdo të thotë kjo? Do të thotë nëse i prishet çatia dhe kërkon leje ndërtimi ta rinovojë çatinë, ai nuk mund ta marrë, sepse është 50 metra larg liqenit. Këto opsione duhet të merren parasysh dhe ato duhet të zgjidhen në vijim”, tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

“Edhe unë përballem me atë problem. Është përgatitur një projekt, i cili është dorëzuar në komunën e Ohrit, tani më duhet ta ndryshoj projektin, të jem 50 metra larg liqenit, paneli i parë është larg, duhet edhe atë ta ndryshoj atë, për të marrë leje ndërtimi, për montimin e paneleve. Kjo për mua është absurde, sepse nëse pikon çatia nuk guxon ta rregullosh duhet ta lësh të rrjedhë. Ne ndryshojmë vetëm ngjyrën e çatisë, nuk ndërtojmë themele apo objekte. Sepse nuk ishte 50 metra, por 47 metra te unë, sipas disa matjeve të tyre”, u shpreh Pero Kutanoski, Menaxher Hoteli.

Ata i bëjnë thirrje Qeverisë që të heqë këto dispozita kontroverse, në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.

“Nga Qeveria thanë se do të bëjnë disa ndryshime në ato ligje dhe nuk i bënë, dhe ky është një minus i madh që nuk e bënë, sepse çdo minutë që pret ndikon në ekonomi dhe indirekt ndikon në vetë qeverinë. Kjo është arsyeja pse ne nënkuptojmë mbylljen dhe vendosjen e një çelësi në derë. Fillimisht bëhet projekt dhe projekti dorëzohet në komunë. Dhe komuna jep përgjigje, ju jeni më afër se 50 metra, nuk mund t’ju japim lejen për vendosjen e fotovoltaikëve”, theksoi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Sipas HOTAM-it, shumë hotele që ndodhen në bregun e liqenit përballen me këtë problem./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button