OJQ-të kërkojnë legalizimin e kanabisit

Organizatat Joqeveritare sërish aktualizojnë legalizimin e kanabisit. Ato kërkojnë formimin e një agjencie të dhe institut të posaçëm për kanabis në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Me legalizimin e kanabisit, sipas aktivistëve, shteti do të ketë përfitime ekonomike dhe shëndetësore. Sektori civil ka kërkuar takim në Qeveri, por deri më tani askush nuk ua ka hapur derën.

Legalizimi i kanabisit si rrjedhë normale pas dekriminalizimit të tij, lejimi i kultivimit deri në 10 bimë për qëllime mjekësore nga personat që kanë nevojë mjekësore të njohur nga shteti dhe deri në tre bimë për përdorim rekreativ, gjithë kjo me regjistrim të detyrueshëm në organ shtetëror- deklaroi Janaki Mitrovski, OJQ Bilka.

Kanabisi të mund të përshkruhet edhe nga shëndetësia private, jo vetëm nga ajo publike, sepse situata aktuale kërkon vetëm mjekë specialistë të shëndetit publik të mund ta japin kanabisin për qëllime mjekësore- pohoi Elena Mitrovska, OJQ Bilka.

LEXO EDHE:

Back to top button