​OKB kërkon 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Turqi

​OKB kërkon 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Turqi

Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribuojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti që ka lënë të vdekur mbi 42.000 njerëz në Turqi dhe Siri.

“Sot Kombet e Bashkuara janë duke bërë thirrje për ndihmë humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë, që është duke vuajtur nga tërmeti më shkatërrues që e ka goditur këtë shtet në shekullin e fundit”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Ai ka thënë se rreth 5.2 milionë njerëz kanë nevojë për këto fonde, shkruan REL.

“Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe ka treguar bujari të madhe me fqinjët e saj sirianë përgjatë viteve”, ka thënë Guterres.

“Tani është koha që bota ta mbështesë popullin e Turqisë – ashtu siç ata kanë treguar solidaritet me vendet tjera që kanë kërkuar ndihmë”.

“Njerëzit janë duke vuajtur dhe nuk kemi kohë për të humbur” ka thënë Guterres, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndajë fonde për t’iu përgjigjur një prej “katastrofave më të mëdha natyrore të kohës sonë”.

Tërmeti i parë, 7.7 shkallë i Rihterit, ka goditur Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, i përcjellë disa orë më vonë nga një tërmet 7.6 shkallë.

Më shumë se 42.000 njerëz kanë vdekur në të dyja vendet, derisa mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

LEXO EDHE:

Back to top button