“Old Traford” me probleme higjienike, minjtë në kioskun që shet ushqim tifozëve

Mançester Junajtid është goditur nga probleme higjienike në “Old Trafford”, ndërsa në stadiumin e gjigantëve të futbollit anglezë vazhdojnë të lodrojnë minjtë.

Brejtësit u zbuluan në një vizitë të fundit nga inspektorët e higjienës dhe klubi mori një vlerësim me dy yje nga pesë të mundshme në raportin e fundit të higjienës. Zyrtarët e klubit po punojnë me partnerët e kontrollit dhe këshillin lokal dhe po zbatojnë një sërë masash që synojnë trajtimin e problemit.

“Mail Sport” zbuloi se inspektorët gjetën prova të shfaqjes së minjve në një suitë korporate në nivel tokësor dhe në një kioskë që u shet ushqim tifozëve. Më pas ata e ulën vlerësimin e Junajtid për higjienën e ushqimit nga katër në dy dhe urdhëruan që të bëhen përmirësime. Problemi i higjienës vjen për shkak të vendndodhjes së stadiumit të famshëm, midis një kanali dhe një linje hekurudhore./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button