Oliver Varhei: Sot është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri Evropian për Zgjerim Varhei tha se sot është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe duhet të jetë ditë e mrekullueshme për Maqedoninë e Veriut. Përfundimisht arritëm të sigurojmë vaksina. Nuk ishte e lehtë, tha Varhei, por punuam shumë me qeverinë e Austrisë që të ndodh kjo dhe të tregojmë se kujdesemi për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se nga sot po hymë në një fazë të vaksinimit masiv të popullsisë. Ai tha se ju bën apel të gjithë qytetarëve të paraqiten për vaksinim. “Përmes vaksinimit presim ta ndryshojmë pasqyrën epidemiologjike dhe ngadalë të nisim të fitojmë imunitet kolektiv. Paralelisht me vaksinimin masiv të vazhdojmë ti respektojmë edhe masat e tjera”-tha Zaevi.

LEXO EDHE:

Back to top button