Operacioni “Brezovica”, ndalohet kryeinspektori dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit

Prokuroria Themelore e Ferizajt, sot në një konferencë për media dha detaje për rastin “Brezovica”. Kryeprokurori Shukri Jashari tha se sot janë bastisur 9 lokacione në tri komuna në Shtërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë si dhe disa zyra në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Jashari informoi se me vendim të se sot u ndalua për 48 orë Bedri Halimi, kryeinspektor i Ministrisë së Mjedisit për shkak se dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Po ashtu, ai tha se u ndalua edhe ish-sekretari i Përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku për keqpërdrim i pozitës dhe për marrje të rushfetit.

Në aksionin e sotëm, Jashari tha se u ndalua edhe një investitor i një lagjeje në Brezovicë.

Në fund të dhjetorit të vitit 2021, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button