Opozita, kritikon luftën ndaj korrupsionit

Opozita, kritikon luftën ndaj korrupsionit

Opozita kritikon ashpër ngecjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e cila është premtuar si prioritet nga ana e Qeverisë. Sipas tyre, Komisioni Evropian me raportin e tij konfirmon se vendi shënon ngecje serioze në këtë drejtim dhe që institucionet vendase të drejtësisë duhet të rikthejnë besimin e humbur prej kohësh.

“Nuk është vetëm bindja jonë por është bindje e përgjithshme se Maqedonia dështon në luftën ndaj korrupsionit. E pamë se kemi rezultate katastrofale kur bëhet fjalë për korrupsionin dhe perceptimin e tij. Pretendimet deklarative për luftë kundër korrupsionit duhet shoqërohen me reagimet e duhura nga ana e institucioneve. Do t’u kujtoj se njëri ndër argumentet me të cilat ata thanë se do ta luftojnë korrupsionin ishte edhe i ashtuquajturi kodi etik të cilin e firmosën ata që janë pjesë e pushtetit ekzekutiv megjithatë aty qartë thuhet se ata që janë pjesë e ekzekutivit duhet të punojnë për interesin publik dhe jo interesin e tyre privat”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

“Maqedonia e Veriut si shtet fatkeqësisht po rrëshqet vazhdimisht në dimensionin e korrupsionit. Korrupsioni është bërë endemik gjë e cila vërtetohet nga raportet e Komisionit Evropian por vërtetohet edhe nga institucione të tjera. Ne jemi dëshmitar se “Freedom house” Maqedoninë e ka shpallur si regjim hibrid, “Transparency International” Maqedoninë e rendit në vendet e para sa i takon korrupsionit, e ka shpallur korrupsion endemik, ne kemi një vend ku vetëm 8% e qytetarëve kanë besim në sistemin gjyqësor. Ne kemi përmendur vetingun cilësor me tiparet e Bashkimit Evropian edhe në sistemin e drejtësisë, reformim në sistemin e përzgjedhjes edhe të prokurorëve edhe të gjykatësve, dhe disiplinimin e tyre, kemi përmendur gjithashtu riaktualizimin e misionit të ekspertëve të lartë të Komisionit Evropian, ashtu siç ishte komisioni i Pribesë”, deklaroi Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button