Oriz me speca turshi – shija e veçantë në tryezën tuaj

Oriz me speca turshi – shija e veçantë në tryezën tuaj

Gjithmonë jemi në kërkim të recetave të reja të cilat nuk i kemi provuar.

Por nga ana tjetër, recetat e reja duhet edhe të na përshtaten pak me traditën tonë të gatimit.

Kombinimet e orizit janë të pafundme, duke nisur nga pula, mishi i viçit, perimet apo edhe në formën e rizotos.

Receta e orizit të pjekur me speca turshi ju premton një shije krejtësisht të re dhe që ia vlen të provohet.

Përbërësit

1 lugë çaji me rigon

2 gjethe dafine

Piper i zi

4-5 speca turshi

Përgatitja

Pjesa më e rëndësishme e përgatitjes së orizit është larja e tij, duke qenë se ky proces ndikon tek shija dhe fortësia.

AgroWeb.org ju këshillon që ta vendosni orizin në një tas të madh dhe aty ta lani disa herë me ujë të bollshëm.

 

Pasi ta keni kulluar lëreni në një enë të thatë.

Ndërkohë në zjarr keni vendosur një tigan ku të hidhni vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet shtoni aty orizin dhe përziejeni disa minuta që të mos ngjitet.

Skuqeni orizin derisa kokrrizat të fillojnë të bëhen transparente dhe të marrin një nuancë të çelët të kafes.

Jepini shije me kripë, piper të zi dhe rigon, ose me erëzat tuaja të preferuara.

Merrni specat tushi dhe qërojini nga farat dhe bishtat nëse janë të plotë.

Kalojeni orizin në një tavë të spërkatur me pak vaj dhe me një pjesë të tij mbushni specat turshi.

Mbulojeni tavën me ujin e nxehtë dhe shtoni gjethet e dafinës për një shije akoma edhe më speciale.

Nëse e shihni që orizi kërkon edhe pak ujë, mund t’i shtoni, por sigurohuni që të jetë i nxehtë.

Pasi të keni mbaruar me këtë proces, mjafton që orizin ta shërbeni duke e shoqëruar me sallata të ndryshme sipas preferencës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button