Oskar mbyll aventurën në Kinë, synon rikthimin në Evropë
Futbollisti i njohur brazilian, Oskar e ka mbyllur zyrtarisht me skuadrën e Shangait në Kinë. 33-vjeçari largohet nga kampionati kinez pas shtatë vjetësh, duke fituar kështu katër tituj.
Para se të shkonte në Kinë, Oskar u bë i njohur në Çellsi, ku ishte transferuar në vitin 2012 nga Internacional-i për 32 milionë euro. Tani Oskar është “lojtar i lirë” dhe pritet të rikthehet në Evropë dhe tashmë ka shumë oferta në tavolinë, por skuadra ende nuk dihet.
Nga 1 janari, futbollisti brazilian është i lirë për të nënshkruar për cilindo klub./Indeksonline/