Oskar Piastri bie dakord, do të ndihmojë Meklarenin dhe Lando Norrisin

Skuadra e MekLarenit mund të nxis edhe më shumë garën për titullin e kampionëve te pilotët dhe të largojë Maks Verstappenin nga froni, pasi që Oskar Piastri është gati të sakrifikojë veten dhe të ndihmojë kolegun e skuadrës Lando Norris.

Kreu i MekLaren, Andrea Stella tha se çdo mbështetje për Norrisin do të jetë korrekte dhe në frymën sportive, por mesa duket Piastre do t’i lërë pozicionet shokut të skuadrës për të kapur Maks Verstapenin.

Para garës për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, Norris është 62 pikë prapa liderit Verstapenit, ndërsa ka 232 pikë në dispozicion deri në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, Piastri është i katërti dhe ka 106 pikë më pak se Verstapen, andaj do t’i lërë vendin Norrisi, pasi kolegu i tij është më afër kampionit.

LEXO EDHE:

Back to top button