Osmani: Të kthehet agjenda pozitive Shkup- Sofje

Osmani: Të kthehet agjenda pozitive Shkup- Sofje

Gazetar: Lluka Andreev

Nëse autoritetet shtetërore i nënshtrohen provokimeve, do të jetë dështim për të gjithë, tha shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Ai urdhëroi institucionet bullgare të ndalojnë ciklin e përkeqësimit të marrëdhënieve dhe të rivendosin agjendën pozitive të marrëdhënieve Shkup-Sofje. Sipas Osmanit, situata aktuale ndikon në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

“Jemi duke punuar në përmbushjen e obligimit për ndryshime kushtetuese. Sigurisht, për fat të keq, në rrethana rënduese për shkak të përkeqësimit të fundit të marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë, të cilat janë rezultat i provokimeve të shkaktuara nga provokatorët që e kanë këtë temë si temë rezervë, sa herë që shfaqen zgjedhjet në horizont”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Në të njëjtën kohë, në një konferencë për shtyp nga Sofja, ministri bullgar Nikolai Millkov tha se pavarësisht përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, deri më tani nuk ka sukses. Ai akuzoi se Shkupi nuk i është përmbajtur angazhimeve të premtuara për shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit dhe paralajmëroi konsultime që do të diskutojnë për çështjet kontestuese mes dy vendeve.

“Autoritetet në Maqedoninë e Veriut morën masa dhe u pa se cili ishte ai veprim. Përpjekjet për pajtim dhe përparim në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në fakt u minuan nga veprimet konkrete të autoriteteve në Shkup. Ajo sjell një pikë të re, edhe më të ulët në marrëdhënien tonë”, u shpreh Nikolaj Milkov – Ministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.

Në Bullgari është periudhë parazgjedhore, para zgjedhjeve të reja parlamentare të pestat me radhë në dy vjet – periudhë gjatë së cilës Bullgaria, në pjesën më të madhe, funksionoi me një qeveri teknike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button