Ostigard forcon mbrojten e Napolit, uron edhe Halandi

Ostigard është përforcimi i fundit për skuadrën e Napoli-t. Qendërmbrojtësi I norvegjez ka nënshkruar me klubin Italian, pasi ka luajtur në pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Xhenoa. Një goditje e rëndësishme për klubin e De Laurentiis, i cili duhet të gjejë zëvendësuesin e Koulibaly.

Pas zyrtarizimit të transferimit ka ardhur edhe një mesazh special në rrjetet sociale. Një mesazh i shkruar nga… Erling Haaland. Po, sepse norvegjezi, që është edhe bashkëkombësi i Ostigard, ka bërë një koment në postimin e mirëseardhjes të klubit axurrr për mbrojtësin.

“Kujdesuni për të. Një djalosh i mrekullueshëm”, ka shkruar sulmuesi i Man. Sitit.

Një mesazh simpatik që konfirmon edhe marrëdhënien e mirë që ekziston mes dy futbollistëve të kombëtares norvegjeze.

LEXO EDHE:

Back to top button