Ozer kërkon grupet në garat evropiane, Bunjaku titullin kampion

Në takimin me mediat , trajneri Hasan Ozer shpalosi planet e FC Shkupit për sezonin pranveror, duke potencuar se do të luftojë për kreun e Ligës së Parë, ndërsa si prioritet mbetet gara evropiane dhe qëndrimi sa më gjatë në skenën evropiane. Ai poshtu u shpreh i kënaqur me përgatitjet 20 ditore në Antalia të Turqisë, ku zhvilloi edhe katër miqësore me ekipiet, që beson se do të jenë konkurente në Evropë.

 

 

Zhvilluam një fazë përgatitore 20 ditore në Antalia. Jam i kënaqur nga katër ndeshjet e zhvilluara dhe kemi potësuar vendet ku kishim zbrazëtira dhe këmi zhvilluar përballje me ekipe që mund të luajnë në garat evropiane në sezonin e ardhshëm. E vazhdojmë sezonin në pozitën e dytë, me 6 pikë pas Shkëndijës dhe ata janë në pol pozitë dhe ne duhet të vrapojmë më shpejtë se ata , fillimisht ti arrijmë dhe më pas edhe ti parakalojmë. Sigurisht se mes ambicjeve tona është edhe titulli kampion, mirëpo ajo kryesore është që të mbetemi në grupe në garat evropiane.

 

Ndërkohë drejtori sportive, Omer Bunjaku, konfirmoi se këtyre ditëve pret edhe një sulmues të kyçet në radhët e FC Shkupit, me të cilin do të nxis edhe më tej garën për titullin kampion. Bunjaku beson se në këtë sezon, skuadra nga Çairi mund të arkëtojë titullin kampion dhe se deri në frymën e fundit, do të luftojnë trofeun e Ligës së Parë.

 

Besojmë se me këto përforcime që kemi marë kemi forcuar edhe më tej ekipin….

Pas transferimit të Darboes, që është një rekord për Maqedoninë, kemi plotësura vendin e tij me Rexhinaldon. Dhe mund të them special për ju, se do të vjen edhe një sulmues i ri, shumë perspektiv. Është 20 vjeçar dhe është reprezentues dhe jemi në detajet e fundit të marrëveshjes…..

Do të luftojmë deri në grimcën e fundit që të dalim kampion dhe të sjellim Kupën në shtëpinë e vet!

 

FC Shkupi nis sezonin pranveror më shkurt me përballjen në transfertë, kundër skuadrës së Borecit.

LEXO EDHE:

Back to top button