Ozili niset drejt Turqisë për të kompletuar transferimin

Mesut Ozil është nisur në drejtim të Fenerbahçes për të kompletuar kalimin nga Arsenali. Mesfushori turko-gjerman nuk ka luajtur për “Gunners”, që nga fillimi i vitit të kaluar dhe tani po e kompleton largimin. Ozil përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është nisur për në Turqi për të kompletuar transferimin. Përmes një postimi, po ashtu ka reaguar edhe skuadra turke që ka thënë se marrëveshja është në proces.

Klubi ynë po e sjell Mesut Ozilin në Stamboll që të vazhdohet procesi i transferimit”, thuhet në njoftim e ksuadrës turke.

Ende nuk dihet nëse Arsenali dhe Ozili e kanë shkëputur kontratën, apo Feneri do të paguajë për transferimin.

LEXO EDHE:

Back to top button