Pagat javore, Mohamed Sallah kalon Kristiano Ronaldon

Lajmi që tifozët e Liverpoolit e kanë dëshiruar prej muajsh më në fund mbërriti të premten pasdite, dhe është një gjë shumë e nevojshme për skuadrën për sezonin e ri 2022/23. Largimi i Sadio Mane në Bajern Munih nënkuptonte se Liverpulli thjesht nuk mund të përballonte humbjen e Sallahut, dhe kjo është arsyeja pse klubi ka përmbushur kërkesat e tij të larta për paga.

Sulmuesi egjiptian tani është lojtari më i paguar në historinë e Liverpullit, ku paga e tij besohet të jetë rreth 464.000 euro në javë, e cila është afro dyfishi i fituesit të dytë më të lartë në klub, Virxhil van Dajk.

Tani, burimet e “Daily Mail” kanë zbuluar 10 futbollistët me pagat më të mëdha në ditët e sotme pas shpalljes së marrëveshjes së re të Salah, me njeriun kryesor të Jurgen Klopp tani përpara super-yllit të Man. Junajted, Kristiano Ronaldo.

Lista e Futbolistëve:

Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain – 1,160,000 euro në javë

Lionel Messi, Paris Saint-Germain – 1,113,000 euro në javë

Neymar, Paris Saint-Germain, 703,412 euro në javë

Mohamed Salah, Liverpool – 464,000 euro në javë

Kevin De Bruyne, Manchester CIty – 446,887 euro në javë

Cristiano Ronaldo, Manchester United – 446,887 euro në javë

Erling Haaland, Manchester City – 435,000 euro në javë

David De Gea, Manchester United – 435,000 euro në javë

Antoine Griezmann, Atletico Madrid (në huazim nga Barcelona) – 413,226 euro në javë

Robert Lewandowski, Bayern Munich – 406,000 euro në javë

LEXO EDHE:

Back to top button