“Pajtohem plotësisht me Hansi Flikun, Barcelona nuk është Real Madridi”

Trajneri italian, Karlo Ançeloti, u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Leganesit në La Liga.

Ançeloti bëri një deklaratë interesante në lidhje me trajnerin, Hansi Flick. Trajneri gjerman para ndeshjes tha se Barcelona s’është Real Madridi, kur u pyet rreth orarit të ngjeshur.

Kurse, Ancelotti thotë se pajtohet me trajnerin gjerman.

“Pajtohem plotësisht me Hansi Flikun, Barcelona nuk është Real Madridi”, u shpreh Aneloti.

Kujtojmë se nesër nga ora 21:00, Real Madridi e pret në shtëpi Leganesin./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button