Palestinezët kanë kujtuar dëbimin masiv pas krijimit të Izraelit

Palestinezët janë mbledhur në Ramallahun e pushtuar në Bregun Perëndimor për të shënuar përvjetorin e zhvendosjes gjatë luftës së vitit 1948, që lidhej me luftën e Izraelit për pavarësi.

Qindra e mijëra refugjatë ishin zhvendosur nga territoret që do t’i njiheshin pastaj Izraelit. Dita Nakba, fjalë arabe për “katastrofën”, po kujtohet në mes të një vale dhune izraelito-palestineze që është nxitur nga tensionet në një vend të shenjtë kyç të Jerusalemit.

Të paktën 18 persona janë vrarë në sulmet palestineze, si dhe më shumë se 30 palestinezë në javët e fundit, shumica e tyre të përfshirë në sulme apo përleshje me forcat izraelite.

Të premten, gjatë një funerali për gazetaren e vrarë të “Al Jazeeras”, Shireen Abu Akleh, Policia izraelite e trazirave shtyu dhe rrahu xhematin, duke i detyruar ta lëshonin përkohësisht arkivolin në tokë. Skenat e dhunës ka të ngjarë të shtojnë ndjenjën e pikëllimit dhe zemërimit në të gjithë botën arabe që ka pasuar vdekjen e Abu Aklehut.

LEXO EDHE:

Back to top button