Pamje që të lënë pa frymë! Kështu duket një galaktikë me një trilion yje

Pamje që të lënë pa frymë! Kështu duket një galaktikë me një trilion yje

NASA vijon të na mrekullojë me pamjet nga hapësira dhe imazhi më i fundit thjesht të lë pa frymë.

Bëhet fjalë për galaktikën Andromeda, galaktika fqinje e Rrugës së Qumështit.

Andromeda, e njohur gjithashtu si M31, është një galaktikë spirale që shtrihet në 220,000 vite dritë. Galaktika mahnitëse që një ditë do të përplaset me tonën ndodhet 2.5 milionë vite dritë nga Toka.

Dhe ndërsa ky mund të tingëllojë si një numër mjaft i madh, është ende galaktika më e afërt me Rrugën tonë të Qumështit. Por është e vështirë të kuptosh distanca kaq masive. Në tërësi, Andromeda është shtëpia e rreth një trilion yjeve, që sipas njohurive tona më të mira, është të paktën dyfishi i numrit të yjeve në Rrugën e Qumështit.

Imazhi i kapur me teleskopin hapësinor Hubble të NASA/ESA është imazhi më i madh dhe më i mprehtë i marrë ndonjëherë nga Andromeda.

Imazhi i mësipërm është një version i prerë i imazhit të plotë dhe ka 1.5 miliardë piksele. Duhen më shumë se 600 ekrane televizive HD për të shfaqur të gjithë imazhin.

LEXO EDHE:

Back to top button