Pandemia “gjunjëzon” Korenë e Veriut, mbi 600 mijë qytetarë në izolim total

Pandemia “gjunjëzon” Korenë e Veriut, mbi 600 mijë qytetarë në izolim total

Pasi shpalli për herë të parë ekzistencën e Covid-19 pas më shumë se dy vitesh pandemie, Koreja e Veriut ka vendosur më shumë se 660 mijë qytetarë në izolim të rreptë.

Numri i të infektuarve ka shkuar mbi 1.5 milionë që prej javës së kaluara, diktatori Kim Jong Un njoftoi rastin e parë ne vend me Covid-19.

Mediet e huaja raportojnë se për shkak të mungesës së testeve dhe mjeteve për të përballuar pandeminë, numri i të infektuarve mund të jetë më i lartë se sa shifrat zyrtare.

Koreja e Veriut mund të përballet me një krizë humanitare.

Besohet se regjimi i Kim Jong Un nuk ka vaksinuar asnjë qytetar dhe se nuk ka akses në barnat antivirale që përdoren për trajtimin e Covid-19 në vende të tjera.

Spitalet e vendit nuk kanë pajisje të mjaftueshme, ndërsa repartet e terapisë intensive janë të pakta. Në të njëjtën kohë, kequshqyerja kronike e ka bërë popullsinë prej 26 milionë banorësh më të prekshëm ndaj sëmundjeve të rënda.

“Shumica e koreano-veriorëve vuajnë nga kequshqyerja kronike dhe nuk janë të vaksinuar, praktikisht nuk ka më ilaçe në vend dhe institucionet shëndetësore nuk janë në gjendje të përballen me këtë pandemi,” tha Lina Yoon, një studiuese koreane në Human Rights Watch.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë vendin me ilaçe, vaksina dhe pajisje mjekësore.

“Duket shumë keq,” tha për Guardian Oëen Miller, një lektor i Studimeve Koreane në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Universitetit të Londrës.

Që kur u konfirmuan rastet e para, makina e propagandës së Koresë së Veriut e ka paraqitur virusin si një armik që mund të mposhtet përmes bllokimit, karantinës dhe vigjilencës së madhe.

Koreja e Veriut ka kontrolluar vetëm 64,200 njerëz që nga fillimi i pandemisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, krahasuar me 172 milionë në jugun fqinj.

LEXO EDHE:

Back to top button