Paolo Dibala, kërkon të zbarkojë në Milano

Sipas të përditshmes ‘Gazzetta dello Sport’, dëshira e parë e argjentinasit Paulo Dibala është që t’i bashkohet Interit  Skuadra nga Milano, tash e sa kohë janë duke përgatitur një ofertë për argjentinasin.

Thuhet se ‘Nerazzurri’ do t’i ofrojnë lojtarit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Në garë për lojtarin thuhet të jenë edhe skuadra si Totenhami dhe Atletiko Madrid.

Kujtojmë se ylli argjentinas do të largohet nga skuadra e Juventus në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button