Papa Françesku në Hungari, takohet me refugjatët ukrainas

Papa Françesku në Hungari, takohet me refugjatët ukrainas

Papa Françesku është takuar të shtunën me ukrainasit që u larguan nga lufta në kufirin lindor të Hungarisë, duke u thënë refugjatëve se mund të ndërtojnë një të ardhme.

Françesku u takua me rreth 600 refugjatë, të varfër dhe të pastrehë në një vizitë në kishën e Shën Elizabetës në Budapest në ditën e dytë të vizitës së tij, e cila filloi të premten kur ai paralajmëroi  për rreziqet e rritjes së nacionalizmit në Europë.

Oleg Yakovlev tregoi se ai dhe gruaja e tij Lyudmila dhe pesë fëmijët e tyre duhej të largoheshin nga Dnipro një vit më parë pas bombardimeve ruse.

“Ne u mirëpritëm këtu dhe ne gjetëm një shtëpi të re por shumë kanë vuajtur dhe vuajnë ende për shkak të luftës,” i tha Yakovlev Papës.

I ulur në rreshtin e parë të kishës me familjen e tij, më i vogli nga fëmijët e Yakovlev, një djalë rreth katër vjeç, u argëtua nga vëmendja që po merrte, ndërsa babai i tij fliste për luftën.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, miliona refugjatë janë zhvendosur në Europën Qendrore, duke përfshirë Hungarinë, dhe janë shpërngulur në vende të tjera.

Rreth 35,000 kanë aplikuar për statusin e mbrojtjes së përkohshme në Hungari. Françesku tha se shprehja e dhembshurisë për ata që vuajnë nga varfëria dhe tragjedia është një pjesë integrale e të qenit i krishterë.

Më vonë Papa u takua me Mitropolitin (peshkop) Hilarion, përfaqësues i Kishës Ortodokse Ruse (ROC) në Budapest.

LEXO EDHE:

Back to top button