Papua Guinea e Re ka ndaluar Facebook, është një test për të zbutur gjuhën e urrejtjes

Papua Guinea e Re ka ndaluar Facebook, është një test për të zbutur gjuhën e urrejtjes

Qeveria e Papua Guinesë së Re ka bllokuar rrjetin social Facebook, duke e përshkruar masën si një “test” për të zbutur gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, pornografinë dhe “përmbajtjet e tjera të dëmshme”. Testi, i kryer në bazë të ligjeve kundër terrorizmit të vendit, filloi mëngjesin e djeshëm dhe vazhdoi sot, raporton ABC.

Përdoruesit e Facebook në vend nuk ishin në gjendje të hynin në platformë dhe është e paqartë se sa do të zgjasë ndalimi. Lëvizja e qeverisë nuk u njoftua para “testit” të djeshëm – të cilin deputetët e opozitës dhe drejtuesit e medias e cilësuan si “tirani” dhe “shkelje të të drejtave të njeriut”.

Në një deklaratë, Ministri i Policisë së Papua Guinesë së Re, Peter Ciamali, tha se nisma ishte për të siguruar “përdorim të përgjegjshëm” të faqeve të mediave sociale si Facebook, duke mbajtur “përmbajtje të dëmshme” jashtë diskursit publik.

“Megjithatë, përhapja e pakontrolluar e lajmeve të rreme, gjuhës së urrejtjes, pornografisë, shfrytëzimit të fëmijëve dhe nxitjes së dhunës në platforma si Facebook është e papranueshme. Këto sfida kërcënojnë gjithnjë e më shumë sigurinë, dinjitetin dhe mirëqenien e popullatës sonë.”

Facebook është deri tani rrjeti social më i popullarizuar në vend, me rreth 1.3 milionë përdorues, ose rreth gjysma e rreth 2.6 milionë përdoruesve të internetit në vend. Për krahasim, Instagram ka rreth 106,000 përdorues.

 

LEXO EDHE:

Back to top button