Para kalimit te Man.UTD, Cavani për pak sa nuk e la futbollin

Sulmuesi 33 vjeçar, Edinson Cavani ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe thuhet se mendonte të pensionohej nga futbolli.

Cavani dhe gruaja e tij ishin testuar pozitiv me Covid-19, pas një pushimi ku ishin në Ibiza me disa lojtarë tjerë të Paris Saint-Germain. Pas pushimit, futbollistët si Neymar, Angel Di Maria, Leandro Paredes, Mauro Icardi, Keylor Navas and Marquinhos, të gjithë testuan pozitiv me Covid-19.

Në atë kohë, Cavani ishte agjent i lirë, pasi që kontrata me ekipin e PSG kishte përfunduar, por disa orë para përfundimit të merkatos skuadra e Manchester United i ofroi një kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi për një vit tjetër.

Cavani gjatë kohës sa ishte agjent i lirë, shpenzoi ca kohë në fshatin e tij Salto, Uruguay ku edhe kishte menduar që të pensionohej nga futbolli aktiv.

“Shëndeti i familjes sime është gjëja më e rëndësishme për mua. Normalisht, pas infektimit me Covid-19, un mendoja që të pensionohem nga futbolli aktiv dhe ti dedikohem jetës në fshat” tha Cavani për “2 de punta”.

LEXO EDHE:

Back to top button