Paraburgim për 49 vjeçarin nga Gostivari, dyshohet për dhunim

Prokuroria Themelore Publike-Gostivar ka sjellë vendim për ngritjen e procedurës hetimore kundër një personi ndaj të cilit ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “Dhunim” që është e dënueshme në bazë të Nenit 186 Alineja 1 nga Kodi penal.

49 vjeçari i dyshuar, më 19 dhjetor të këtij viti me përdorim të dhunës dhe kërcënimeve ka dërguar viktimën në shtëpinë e tij në Gostivar, ku fizikisht e ka sulmuar me grushte dhe shkelma dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale, edhe përkundër që viktima gjatë gjithë kohës ka bërë rezistencë. Në një moment e dëmtuara ka arritur që të largohet dhe veprimet e të dyshuarit i ka denoncuar në polici.

Prokurori Publik kompetentë meqë ka vlerësuar se i dyshuari mund të përsëris veprën ose të arratiset, ka propozuar deri tek Gjykata Themelore e Gostivarit, masën e paraburgimit. Gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë.

LEXO EDHE:

Back to top button