Paralajmërim për stuhi të forta dhe tornado

Shërbimi i motit “DWD” parashikoi reshje të forta shiu dhe breshër në Gjermaninë perëndimore dhe veriperëndimore të enjten, me disa zona që do të ketë rrebeshe deri në 100 kilometra në orë.

Autoritetet në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën pjesë të Gjermanisë dhe Belgjikës korrikun e kaluar.

Gjermania, si shumë nga fqinjët e saj evropianë, ka përjetuar një pranverë më të ngrohtë dhe më të thatë se zakonisht këtë vit, me pak reshje shiu dhe shumë diell. /Euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button