Paralajmëron Tajvani: Jemi në gatishmëri nëse Kina ndërhyn ushtarakisht

Paralajmëron Tajvani: Jemi në gatishmëri nëse Kina ndërhyn ushtarakisht

Ministri tajvanez i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng deklaroi se Tajvani duhet të jetë në gatishmëri për një ndërhyrje të paptirur të ushtrisë kineze, teksa tensionet në ngushticën e Tajvanit rriten.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve në parlament, Chiu Kuo-cheng tha se Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) mund të gjejë justifikime për të hyrë në zona afër hapësirës territoriale ajrore dhe detare të Tajvanit, ndërsa ishulli vetëqeverisës rrit shkëmbimet e tij ushtarake me Shtetet e Bashkuara, shkruan Al Jazeera.

Kina ka rritur aktivitetet e saj ushtarake rreth Tajvanit vitet e fundit, duke përfshirë inkursione pothuajse ditore të forcave ajrore në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit.

Megjithatë, Tajvani nuk ka raportuar asnjë incident të forcave kineze që hyjnë në zonën e tij të afërt, 44.4 km (24 milje detare) nga bregu i tij. Por ajo ka rrëzuar një dron civil që hyri në hapësirën e saj ajrore pranë një ishulli në brigjet kineze vitin e kaluar./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button