Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti sot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në viset malore me reshje të dëborës. Kah fundi i ditës dhe në mbrëmje , posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit, reshjet do të jenë më të dendura. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 8 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, kah fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button