Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 4 deri në 12 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button