Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të dëborës, në disa vende më të ulëta me reshje shiu. Reshjet më të dendura do të jenë në pjesët lindore të vendit. Në male shtresa e borës do të rritet, ndërkohë që shtresë e re dëbore do të formohet në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 4 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të cilat pasdite dhe në mbrëmje do të kalojnë në reshje të dobëta dëbore. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button