Parku Kombëtar i Galiçicës i paarritshëm për qytetarët

Parku Kombëtar i Galiçicës i paarritshëm për qytetarët

Gazetar: Miki Trajkovski

Rrugët e Maqedonisë, me vite të tëra gjatë dimrit, nuk mirëmbajnë rrugën  nga Ohri në Prespë, përmes Parkut Nacional të Galiçicës. Përkundër interesimit të madh, kjo rrugë është e mbyllur dhe për pasojë qytetarët shpesh ngecin me veturat e tyre, pasi përkundër ndalesës ata lëvizin në këtë rrugë. Për vetëm dy javë shërbimi i shpëtimit malor, rojet nga PN Galiçica dhe zjarrfikësit e Ohrit, kanë pasur rreth tridhjetë intervenime shpëtimi. Sipas programit të ndërmarrjes publike, rruga është e ndaluar për qarkullim nga data 15 nëntor deri më 31 mars.

“Gjend atje është e keq, ka dy metra borë përgjatë rrugët në zonat e larta. Nuk arsyetohet vendimi i ndërmarrjes publike të ketë ndalesë. Por, me sa duket kapacitetet e ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe kryesore janë ashtu siç janë, dhe ikin nga përgjegjësia dhe mundësia ta pastrojnë rrugën. Ata edhe në këto kushte kanë përgjegjësi ta mirëmbajnë rrugën deri në Koritë”, tha Antonio Dodevski-Shërbimi i Shpëtimit Malor.

Me kërkesë të Parkut Nacional ndërmarrja publike për rrugë shtetërore lejoi lëvizjen e makinave vetëm deri në vendin e quajtur Koritë, por kjo nuk mjafton.

“Absolutisht, është mirë të mirëmbahet. Mali të jetë i kapshëm për të gjithë ata që duan të kenë rekreacion gjatë gjithë vitit. Por ne, veçanërisht institucioni publik, duke marrë parasysh problemet me financimin, nuk mund të përballojmë mirëmbajtjen e rrugës që ajo të jetë hapur gjatë periudhës së dimrit”, shtoi Andon Bojaxhi-Parku Nacional Galiçicë.

Rruga nga ana e Ohrit është në gjendje të keqe, me shumë gropa dhe me  gardh mbrojtës joadekuat, ndërsa në anën e Prespës rruga u rindërtua vitin e kaluar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button